Flash

Në makinë me një mësues, detaje të tjera nga përplasja me armë në Lezhë ku mbeti i vrarë polici Saimir Hoxha

Lapsi.al 28 September 2021
Në makinë me një mësues, detaje të tjera nga

Lapsi.al mëson të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutua oficeri i policisë, Saimir Hoxha. Gjithcka nisi paraditen e sotme, kur Hoxha bashkë me kolegët e tij po krehnin një zonë ku dyshohej për kultivim kanabisi. Gjatë patrullimit, pikasën një automjet ku udhëtonin tre persona. I bënë shenjë për të ndaluar.

Makina ndaloi fillimisht dhe shoferi me pasagjerin e ulur në vendin e parë zbritën. Shoferi mësohet se ishte një i ri me profesion mësues. Ndërkohë oficeri Saimir Hoxha iu afrua makinës për të parë pse nuk po dilte personi tjetër që ishte ulur në sediljen e pasme, Aldi Rama. Në këtë moment 21-vjeçari qëllon me armën e tij në drejtim të oficerit.

Sic mëson Lapsi.al, Aldi Rama, ishte aktualisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ishte kapur nga policia kohë më parë për armëmbajtje të armëve të ftohta. Gjykata i kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Kohë më parë ai kishte vuajtur dënimin për përfshirje në trafikun e drogës. Sapo është qëlluar oficeri Saimir Hoxha, Aldi Rama mori makinën dhe nisi të largohej. Dy oficerët e tjerë që ishin aty kanë hapur zjarr ndaj tij disa herë. Shenjat e të shtënave kanë ngelur edhe në automjetin e tij. Por 21-vjecari i shpëtoi plumbave. Pas disa orësh rrethimi, i riu u vetëplagos me armën e tij. Në gjendje të rënë u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Identifikohet polici i vrarë në Lezhë

Nje oficer policie eshte vrarë ne Lezhe. Burime te Lapsi.al thone ndaj oficerit, Saimir Hoxha, eshte qelluar me arme. Ai kishte pikasur nje parcele te kultivuar...

11:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI