Flash

Artan Hoxha hedh dyshime për vetëvrasjen e 21-vjeçarit që ekzekutoi policin në Lezhë

Lapsi.al 28 September 2021
Artan Hoxha hedh dyshime për vetëvrasjen e 21-vjeçarit që

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Aldi Rama, 21-vjeçari që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha nuk ka dashur të vrasë veten. I ftuar në studion e “ABC”, Hoxha tha se Rama ka një plumb në cepin e ballit dhe se këtë plagë mund t’ja ketë shkaktuar vetes aksidentalisht. Gazetari shtoi se Rama është gjetur në një zonë ku kishte gjurmë rrëshqitjesh, gjë që sipas tij tregon se 21-vjeçari është rrëzuar dhe në mënyrë aksidentale ka plagosur veten.

“Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Nuk është zonë që qëllojnë veten personat kur bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Policia nuk e ka ditur se ai kishte ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja,” - tha Hoxha ndër të tjera.

Aldi Rama ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Ai u kap pas gjashtë orësh kërkime dhe rrethimi nga forcat RENEA pas largimit nga vendi ku vrau oficerin Saimir Hoxha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI