Flash

Rusi/ Mbi 250 zjarre aktive shkatërrojnë më shumë se tre milionë hektarë tokë

Lapsi.al 7 August 2021
Rusi/ Mbi 250 zjarre aktive shkatërrojnë më shumë se tre

Autoritetet ruse raportuan se më shumë se 250 zjarre janë ende aktive duke shkatërruar më shumë se tre milionë hektarë tokë.

”Operacionet e shuarjes së zjarrit janë ende duke u zhvilluar në 180 zona të prekura që mbulojnë rreth 1,3 milionë hektarë”, tha autoriteti rus i mbrojtjes së pyjeve ”Avialesoochrana”.

”Zjarret e tjerë që digjen në rajone më pak të arritshme dhe nuk po shuhen sepse nuk kanë rrezik për njerëzit”, shtoi ai.

Zjarret po digjeshin veçanërisht ashpër në Yakutia, në Rusinë Verilindore, ku u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në tetë rajone.

”Pothuajse 400 fshatra në rajonin siberian të Krasnoyarsk u përfshinë nga tymi”, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

"Avialesoochrana” tha se më shumë se 6 700 persona në të gjithë vendin po luftojnë për të vënë nën kontroll zjarret.

”Pothuajse 400 fshatra në rajonin siberian të Krasnoyarsk u përfshinë nga tymi”, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Rusia po lufton me zjarret më të mëdhenj në një shekull.

”Rreth 14,3 milionë hektarë janë djegur në vend që nga fillimi i vitit”, sipas organizatës mjedisore ”Greenpeace”.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI