Flash

Zjarre edhe në SHBA/ Flakët zhdukin nga harta qytezën historike

Lapsi.al 6 August 2021
Zjarre edhe në SHBA/ Flakët zhdukin nga harta qytezën historike

Pas 3 javësh i rrethuar nga flakët, një qytezë e vogël malore në veri të Kalifornisë tashmë nuk ekziston më. Erërat e forta, me shpejtësi deri në 65 km/h bënë që zjarri të përhapej me shpejtësi në Grinvill (Greenville), qytezën historike amerikane, simbol të epokës së Perëndimit të Egër dhe gjuetisë së arit. Disa prej godinave të shkatërruara plotësisht ishin më shumë se 100-vjeçare, thanë autoritetet. “E gjithë qyteza nuk ekziston më, e humbëm plotësisht”, tha administratori i Kontesë Plumas, Kevin Gross. Sherifi i Kontesë Plumas, Tom Johns, i cili ishte edhe vetë banor i Grinvill, tha se janë shkatërruar më shumë se 100 banesa dhe shumë biznese.

Të mërkurën, teksa flakët afroheshin drejt qytezës, autoritetet i bënë thirrje 800 banorëve të largoheshin. Por zjarrfikësit duhet të bënin një punë shumë bindëse për t’u mbushur mendjen disave që të linin shtëpitë e tyre. Deri të enjten, zjarri ishte shndërruar në të gjashtin më të madh në historinë e shtetit të Kalifornisë, thanë zyrtarët e Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarret.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI