Flash

Ndryshimet klimatike, raporti i ri i OKB do të nxjerrë në pah realitetin e ashpër

Lapsi.al 7 August 2021
Ndryshimet klimatike, raporti i ri i OKB do të nxjerrë në pah

Kërkuesit e Kombeve të Bashkuara do të publikojnë deklaratën e tyre më të fuqishme ndonjëherë mbi shkencën e ndryshimeve klimatike. Raporti me gjasë do të detajojë ndryshimet e rëndësishme në oqeane, kapakët e akullit dhe tokë që pritet të ndodhin në dekadat e ardhshme. Dokumenti do të publikohet të hënën dhe është përpiluar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike. Do të jetë vlerësimi i tyre i parë global mbishkencën e ngrohjes globale që nga viti 2013. Pritet që përmbledhja e ardhshme për politikëbërësit të jetë një dokument kyç për udhëheqësit globalë kur të takohen në nëntor.

Politikanët do të mblidhen për një samit klimatik, të njohur si COP26 , në Glasgow. Pas dy javësh negociatash virtuale midis shkencëtarëve dhe përfaqësuesve të 195 qeverive, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike do të prezantojë pjesën e parë të një vlerësimi trepalësh të shkaqeve, ndikimeve dhe zgjidhjeve për ndryshimet klimatike. Efektet e këtij fenomeni po shihen çdo vite përmes zhvillimeve të motit ekstrem në pjesë të ndryshme të botës. Në raportin e fundit, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike përcaktoi njeriut si shkaku dominant i ngrohjes globale që prej vitit 1950.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI