Flash

Kripësia e Adriatikut në nivele rekord, ekspertët paralajmërojnë zhdukje të shumë specieve

Lapsi.al 4 August 2021
Kripësia e Adriatikut në nivele rekord, ekspertët

Sipas shkencëtarëve kroatë dhe italianë kripësia e Detit Adriatik është në një nivel rekord.

Sipas një kërkimi që u prezantua nga Instituti Ruger Boshkovi në Zagreb dhe doktori i shkencës Ivica Vilibiq shpjegoi për mediat kroate pse kripësia është rritur kaq shumë.

Ai theksoi se ndryshimi në kripësi nuk është drastik në lidhje me matjet 50 vjet më parë, por edhe kjo rritje “e imët” mund të ketë një efekt të madh në florën dhe faunën.

“Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato tregojnë se çfarë po ndodh në sistem. Pak më shumë se 39 promilë tani janë në sipërfaqe, dhe 38 ose 37 promilë ishin 50 vjet më parë,” shpjegoi shkencëtari.

Shkaku është ndryshimi i klimës dhe vera e ngrohtë, të cilat çojnë në avullim më të madh të ujit dhe kripësia e Detit Adriatik ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

“Është e vështirë të ndalet – është pasojë e ndryshimit të klimës. Ashtu si kur gatuani drekën dhe shtoni nxehtësinë, uji do të avullojë më shumë. Kështu është në Mesdhe – uji avullohet më shumë dhe vjen më pak “, tha Vilibi.

Kjo është arsyeja pse Adriatiku është shumë i pastër këtë vit, pasi uji ka një kripë të tepërt dhe mungesë të ushqyesve. Kjo ka një efekt të dëmshëm në disa specie.

“Ka specie që vijnë nga Deti i Kuq dhe ato janë më komode në Adriatik. Speciet autoktone, të tilla si karkalecat, do të zhduken ngadalë në të ardhmen, por disa të tjera do të vijnë te ne. Por ka specie që janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve, kështu që kripësia do të ndikojë në florën dhe faunën ”, shpjegoi shkencëtari nga Spliti.

Të këshilluara

NATO dënon sulmin ndaj cisternës izraelite

Aleanca e NATO-s dënoi të martën (3 gusht) sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit. NATO-ja i bëri...

13:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI