Flash

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

Lapsi.al 4 August 2021
Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në

Sipas gazetës The New York Times, Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) po synon të japë miratimin e plotë të vaksinës COVID-19 të kompanisë Pfizer deri në fillim të shtatorit.

Vaksina me dy doza, të cilën Pfizer e krijoi në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech, aktualisht është e miratuar për përdorimit emergjent që në nëntorin e kaluar.

Ajo është një nga tre vaksinat e COVID-19 të autorizuara në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinën me dy doza nga Moderna dhe versionin me një dozë të prodhuar nga Johnson & Johnson.

Gazeta thotë se FDA-ja po përshpejton afatin e saj të zakonshëm për të dhënë miratimin e plotë për vaksinën, pasi Shtetet e Bashkuara po goditen nga një valë e re e infeksioneve dhe shtrimeve në spital të shkaktuara kryesisht nga varianti Delta.

Rritja e fundit e infeksioneve të reja është kryesisht tek njerëzit që nuk janë vaksinuar. Gazeta citon sondazhet e fundit nga Fondacioni “Kaiser Family”, një grup kërkimor i kujdesit shëndetësor, sipas të cilit tre nga çdo 10 persona të pavaksinuar në Shtetet e Bashkuara thonë se do ta merrnin vaksinën nëse ajo do të ishte miratuar plotësisht.

Shtimi i rasteve me COVID-19 ka nxitur një numër në rritje të subjekteve publike dhe private që të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për të gjithë punonjësit e tyre, përfshirë një urdhër të lëshuar javën e kaluar nga Presidenti amerikan Joe Biden për të gjithë punonjësit e qeverisë federale.

Kompania Pfizer aplikoi për të marrë autorizim të plotë të vaksinës kundër COVID-19 më 7 maj, ndërsa Moderna më 1 qershor. Kompania Johnson & Johnson tha se planifikon të aplikojë për të marrë miratim të plotë më vonë këtë vit./VOA

Të këshilluara

NATO dënon sulmin ndaj cisternës izraelite

Aleanca e NATO-s dënoi të martën (3 gusht) sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit. NATO-ja i bëri...

13:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI