Flash

Shpërthen një fabrikë kimikatesh në Gjermani, 5 të zhdukur e disa të plagosur

Lapsi.al 27 July 2021
Shpërthen një fabrikë kimikatesh në Gjermani, 5 të

Një shpërthim në një fabrikë kimike në Leverkusen, në rajonin gjerman të Nordrhein-Westfalen, ngriti alarmin në të gjithë zonën. Mbrojtja civile e klasifikoi ngjarjen si “shumë të rrezikshme” dhe popullatës iu kërkua të mbante dyert dhe dritaret e mbyllura. Siç raportohet nga policia e Këlnit, disa njerëz u plagosën ndërsa 5 janë zhdukur.

Shpërthimi ndodhi pak para orës 10:00 të mëngjesit në një strukturë të hedhjes së mbeturinave toksike në lagjen Buerrig. Reja e tymit po lëviz në veriperëndim drejt qyteteve Burscheid dhe Leichlingen. Currenta, kompania që operon uzinën, tha në një deklaratë se disa punonjës u plagosën, të paktën dy prej tyre rëndë dhe se pesë persona mbetën të zhdukur.

Policia nga Këlni tha se ata nuk kishin informacion mbi shkakun ose shkallën e shpërthimit, por që një numër i madh i policisë, zjarrfikësve, helikopterëve dhe ambulancave ishin vendosur në vendin e ngjarjes. Ata u kërkuan të gjithë banorëve të qëndronin brenda dhe paralajmëruan njerëzit nga jashtë Leverkusen që të shmangin rajonin. Ata gjithashtu mbyllën disa autostrada afër. Skena e shpërthimit, parku kimik, ndodhet shumë afër brigjeve të lumit Rhine.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI