Flash

Delta zbeh mbrojtjen imunitare, Izraeli bëhet gati të aplikojë dozën e tretë të Pfizer

Lapsi.al 27 July 2021
Delta zbeh mbrojtjen imunitare, Izraeli bëhet gati të aplikojë

Izraeli po konsideron t’u japë një dozë të tretë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, popullsisë së moshuar, para se rregullatorët në SHBA ta aprovojnë një qasje të tillë. Autoritetet amerikane dhe të BE po shqyrtojnë nëse dozat përforcuese do të nevojiten për grupe të rrezikuara.  Pfizer po kërkon autorizimin për përdorim emergjent të një doze të tretë vaksine, e cila mund të ndihmojë qytetarët të ruajnë nivel të lartë mbrojtjeje. Që kur varianti Delta ka filluar të përhapet në muajin qershor, është raportuar rënie e efektshmërisë së vaksinës kundër infektimit dhe një zbehje e lehtë e mbrojtjes kundër sëmundjes së rëndë.

Javën e kaluar u vlerësua se vaksina ishte vetëm 41 për qind efektive në parandalimin e Covidit simptomatik, ndërsa mbrojtja nga forma e rëndë mbetet e lartë, në 91 për qind. Një vendim pritet të merret gjatë javëve në vijim dhe me gjasë do të prekë persona mbi 60 vjeç apo me sëmundje të rënda, të cilët mund të jenë të parët që do të marrin dozën përforcuese. Disa ekspertë mendojnë se autoritetet duhet të presin edhe pak dhe se është më mirë që vaksina t’u jepet personave ende të paimunizuar. Rreth 60% e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh në Izrael janë vaksinuar ndërsa 1/5 e tyre kanë zgjedhur të mos e bëjnë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI