Flash

Ishte me Covid-19, burri maskohet si bashkëshortja për të hipur në avion

Lapsi.al 23 July 2021
Ishte me Covid-19, burri maskohet si bashkëshortja për të hipur

Një burrë nga Indonezia, i infektuar me koronavirus, u maskua si bashkëshortja e tij për të pasur mundësi që të kryente një udhëtim me avion, por u kap në mes të udhëtimit. Burri, i cili  identifikuar me inicialet D.W., kishte vendosur një mbulesë të plotë në fytyrë që lejonte vetëm dukjen e syve. Ai mbante gjithashtu me vete pasaportën e bashkëshortes dhe testin e saj ku kishte rezultuar jo e infektuar me Covid-19. Në mes të fluturimit ai bëri gabimin që nuk duhet të bënte: ndryshoi veshjen dhe u shfaq si burrë. Stjuardesat u alarmuan dhe njoftuan autoritetet. Pasi avioni mbërriti në destinacion, ai u arrestua dhe pasi iu bë testi u dërgua të karantinohej në shtëpi. Por procedimi penal do të vijojë sapo të mbarojë karantina.

Indonezia ka vendosur rregulla shumë strikte për udhëtimet, për shkak se po bëhet epiqendra aziatike e përhapjes së koronavirusit, me rreth 50 mijë raste të reja të konfirmuara çdo ditë. Kjo ka ngarkuar edhe punën në spitale. Deri tani, 72 mijë persona kanë humbur jetën në Indonezi, ndërsa numri total i rasteve është gati 3 milionë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI