Flash

Studimi britanik: Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive kundër variantit Delta

Lapsi.al 22 July 2021
Studimi britanik: Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive kundër

Një studim i fundit ka bërë me dije se dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca kundër COVID-19 janë gati po aq efektive kundër variantit shumë të transmetueshëm Delta krahasuar me efektet kundër variantit më parë dominues Alpha.

Mediat e huaja shkruajnë se vaksinat ishin shumë efektive kundër variantit Delta, tani lloji dominues në të gjithë botën, me kusht që një person të kishte marrë të dy dozat.

Ndër të tjera mësohet se ky është një studim i bazuar në të dhënat e fundit nga  Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) në maj rreth efikasitetit të vaksinave kundër COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca.

Të dhënat e analizuar treguan se Pfizer ishte 88 për qind efektiv në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta me të dyja dozat, krahasuar me 93.7 për qind kundrejt variantit Alpha, gjerësisht e njëjtë me atë të raportuar më parë.

Ndërsa dy doza të vaksinës AstraZeneca ishin 67 për qind efektive kundër variantit Delta, nga 60 për qind e raportuar fillimisht, dhe 74.5 për qind e efektshme kundër variantit Alpha, krahasuar me një vlerësim origjinal të efektivitetit prej 66 për qind.

“Vetëm ndryshimet modeste në efektivitetin e vaksinës u vunë re me variantin Delta krahasuar me variantin Alpha pas marrjes së dy dozave të vaksinës”, shkruajnë studiuesit e Shëndetit Publik në Angli.

Ndryshe, të dhënat nga Izraeli kanë vlerësuar se vaksina e Pfizer është më pak efektive kundër sëmundjes simptomatike, megjithëse mbrojtja ndaj sëmundjes së rëndë mbetet e lartë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI