Flash

Vuçiç: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën

Lapsi.al 21 July 2021
Vuçiç: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbia ka kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht në Kombet e Bashkuara, të cilat sipas tij përfshijnë edhe Kosovën dhe se kjo është politika e vetme serbe.

Në reagimin e tij të fundit Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për asgjë që i përket një tjetri vendi.

“Ne jemi të interesuar vetëm t’i ruajmë gjërat tona dhe të punojmë dhe të luftojmë për njerëzit tanë,”ka thënë ai për mediat vendase.

Vuçiç duke iu përgjigjur pyetjes se si e komenton faktin që Bakir Izetbegoviqi tha atij të mos lejonte në të ardhmen deklaratat e zyrtarëve serbë, si ajo kur Aleksandar Vulin foli për bashkimin e botës serbe, të cilën Izetbegoviq e quan “Serbia e Madhe”.

Unë nuk jam dikush që dëshiron t’i mbyllë gojën askujt, Bakir ose dikush tjetër mund ta bëjë këtë, Vulin është shoku im dhe nuk pajtohem me të për disa gjëra. Ishte tubimi i tij i partisë. Unë mbajta një fjalim të qetë dhe të përgjegjshëm , dhe Vulin e kishte fjalimin e tij, të cilin supozoj se ishte më i pëlqyer nga pjesa më e madhe e Serbisë”, theksoi ai.

Sipas tij Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht.

Të këshilluara

Zbulohet në Egjipt ‘qyteti i përmbytur’

Zhytësit kanë zbuluar mbetje të rralla të një anije ushtarake në qytetin antik të fundosur Thnis-Heracleion, dikur porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe dhe një ...

20:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI