Flash

Merkel: Gjermania do të japë 3 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 6 July 2021
Merkel: Gjermania do të japë 3 milionë vaksina për Ballkanin

Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë të hënën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përfundim të takimit virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Merkel, tha se i sheh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme në Bashkimin Evropian “për arsye strategjike”.

“Është në interesin e Bashkimit Evropian që ta çojë përpara këtë proces”, tha zonja Merkel në një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të takimit ku mblodhi për herë të fundit përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, duke lënë të nënkuptohet se po flet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa i përmendur ato.

Kancelarja Merkel tha se gjatë takimit virtual, presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte shprehur “shumë qartë” mbështetjen e tij për ardhmërinë evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI