Flash

Gjermania në hall, qytetarët nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat

Lapsi.al 5 July 2021
Gjermania në hall, qytetarët nuk po paraqiten për t’i

Një numër në rritje i gjermanëve nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat kundër COVID-19, sipas orareve të caktuara, duke nxitur thirrjet në vend për shqiptim të gjobave, teksa Gjermania po nxiton për imunizimin e popullatës, për të luftuar përhapjen e shpejtë të variantit më ngjitës, Delta.

Mario Czaja, shef i Kryqit të Kuq në Berlin, ka thënë se 5 deri në 10 për qind e njerëzve nuk po i respektojnë terminët në qendrat e vaksinimit në kryeqytetin gjerman, veçanërisht për marrjen e dozave të dyta, për dallim prej fillimit të vitit, kur më pak se 0.5 për qind nuk paraqiteshin për vaksinim, raporton Reuters.

Me rreth 15.000 vaksinime të planifikuara për çdo ditë në qendrat e qytetit, numri i terminëve që nuk po respektohen po “ndikon shumë në shtrirjen e vaksinimit në Berlin”, ka thënë Czaja për radion Deutschlandfunk, të hënën.

“Na duhen terminët e lirë. Ende s’e kemi kaluar rrezikun dhe s’mund t’ia lejojmë vetes neglizhencën”, ka thënë ai, duke i bërë thirrje njerëzve që t’i anulojnë terminët nëse kanë arritur ta marrin dozën e dytë më herët, diku tjetër.

Përkundër mosrespektimit të terminëve, Czaja ka thënë se qendrat nuk janë detyruar t’i hedhin poshtë vaksinat, pasi që, pasi të shkrihen, ato mund të ruhen për tre deri në katër ditë nëpër frigoriferë.

Njerëzit mund të jenë duke munguar në terminët për dozat e dyta, sepse ata mund të jenë vaksinuar nga mjeku i familjes apo i kompanisë, apo mund të jenë në pushime, ka thënë Christian Fuellers, drejtor mjekësor i një qendre vaksinimi në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, në një prononcim për televizionin ARD.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që Gjermania të arrijë një shkallë vaksinimi prej 80 për qind, ka thënë për Reuters një pjesëmarrës në një takim të komitetit ekzekutiv të partisë së saj.

Rreth 39 për qind e gjermanëve tashmë i kanë marrë që të dy dozat e rekomanduara, përderisa 56.5 për qind kanë marrë vetëm nga një dozë.

Gjermania, vendi më i banuar në Evropë, dhe ekonomia më e madhe e kontinentit, pritet të pranojë plot 7.65 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 këtë javë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej të cilave 4.95 milionë do t’i dërgohen qendrave të vaksinimit./rel/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI