Flash

Marine Le Pen rizgjidhet në krye të së djathtës ekstreme në Francë

Lapsi.al 5 July 2021
Marine Le Pen rizgjidhet në krye të së djathtës ekstreme

Pa asnjë kandidat kundërshtar në garë Marine Le Pen është rizgjedhur në krye të partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rassemblement National. Pas zhgënjimeve të fundit në zgjedhjet rajonale, Le Pen shpreson të rikthejë vrullin e partisë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Ajo u rizgjodh me më shumë se 98% të votave dhe pasi u shpall rezultati, Le Pen shpalosi planet e saj për të ardhmen.

“Një dekadë pasi u zgjodha si kryetare RN nuk mund të mos pranoj se në një botë në përmbysje totale, midis rrënojave të rendit antik, në një peizazh politik gjithnjë në ndryshim, ku gjithçka është e pasigurt dhe vihet në dyshim, ne kemi arritur për të afirmuar veten si një qendër e besueshmërisë, stabilitetit dhe besoj, e besimit për miliona bashkatdhetarë tanë”.

Le Pen mori urime dhe lavdërime në Twitter nga organizata dhe individë të tjerë të ekstremit të djathtë, përfshirë Katalin Novak të partisë Fidesz të Hungarisë dhe grupit nacionalist italian Fratelli D’Italia. Kjo vjen ndërsa partitë e djathta ekstreme evropiane ranë dakord të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët që synon reformimin e Evropës. Nënshkruesit përfshijnë Matteo Salvini të Italisë dhe Viktor Orban të Hungarisë si dhe Marine Le Pen.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI