Flash

Singapori diskuton klasifikimin e Covid-19 si grip sezonal

Lapsi.al 5 July 2021
Singapori diskuton klasifikimin e Covid-19 si grip sezonal

Në përpjekje për t’u rikthyer në normalitet, Singapori mund të bëhet shteti i parë në botë i cili nuk do të regjistrojë më rastet me Covid-19.

Shteti në juglindje të Azisë ka regjistruar vetëm 36 persona të vdekur që nga fillimi i pandemisë, duke zbatuar masa mjaft strikte për të frenuar përhapjen e shkallës së infeksionit, ndërsa tani zyrtarët synojnë të heqin numërimin ditor të rasteve me koronavirus.

Propozimi është bërë nga tre anëtarët kryesorë të Komitetit për pandeminë në Singapor për t’u dhënë fund 18 muajve me kufizime të rrepta. Deri tani, Singapori ka regjistruar 62617 raste me koronavirus.

“Synimi është që t’i lëmë njerëzit të vazhdojnë me jetën e tyre duke hequr rregullat strikte dhe në vend të kësaj ta kontrollojmë virusin përmes mjeteve të tjera, të tilla si vaksinimi masiv. Në vend që të numërojmë rastet çdo ditë, ne do të përqendrohemi në rezultate”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të 3 zyrtarëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI