Flash

Nëna e Caroline Crouch kërkon kujdestarinë e mbesës, avokati: Në Athinë Lydia do të jetë vajza e vrasësit

Lapsi.al 24 June 2021
Nëna e Caroline Crouch kërkon kujdestarinë e mbesës,

Nëna e Caroline Crouch ka kërkuar kujdestarinë ekskluzive të mbesës, Lydia për ta marrë atë në ishullin Alossinos.

Dy familjet kanë diskutuar këto ditë për kujdestarinë, por nëna këmbëngul që të marrë kujdestarinë pasi sipas saj "Në Athinë Lydia e vogël do të jetë vajza e vrasësit, kurse në Alossinos vajza që humbi nënën e saj".

Avokati i familjes së Caroline Crouch thotë se famljet po bisedonin deri natën e kaluar dhe janë në humor të mirë për bisedime.

“Ne erdhëm për t’i paraqitur prokurorit të të miturve kërkesën për kujdestarinë ekskluzive të Lydia nga nëna e Caroline. Ne u informuam se raportet janë pozitive, veçanërisht për Alonissos. Ne paraqitëm një kërkesë për t’i caktuar kujdestarinë nënës së Caroline sepse është mjedisi më i përshtatshëm pasi në Athinë Lydia e vogël do të jetë vajza e vrasësit , në Alonissos fëmija që humbi manolën e tij. Unë u trondita kur lexova një raport nga punonjësi social se Lydia e vogël, edhe pse është një e porsalindur, mund të shpëtojë skena dhune. Deri natën e kaluar, të dy palët ishin duke biseduar dhe janë në një humor të mirë për bisedime.”- tha avokati i familjes.

Të këshilluara

BE i trembet kërcënimit të mutacionit Delta

Një ndër shqetësimet më të mëdha për të gjithë tashmë është sfida me përhapjen e shpejtë që ka mutacioni më i ri i Covid Delta. Mediat e huaja bëjnë me dije ...

10:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI