Flash

Deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Tajvanit: Duhet të përgatitemi për luftë

Lapsi.al 24 June 2021
Deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Tajvanit: Duhet

Frika për përshkallëzim ushtarak të Kinës ndaj Tajvanit tregon se ishulli i vetëqeverisur ” duhet të përgatitet ” për një konflikt të mundshëm ushtarak, tha Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu në një intervistë ekskluzive për CNN.

Paralajmërimi i tij erdhi një javë pasi ishulli raportoi ndërhyrjen më të madhe nga avionët ushtarakë kinezë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të vetë-deklaruar të Tajvanit (ADIZ).

Inkursioni – nga 28 avionë luftarakë kinezë përfshirë avionët luftarakë dhe bombarduesit  nuk shkeli hapësirën ajrore sovrane të Tajvanit ose ligjin ndërkombëtar, por u cilësua si një demonstrim i forcës nga Ushtria Çlirimtare e Popullit e Kinës.

“Si vendimmarrës të Tajvanit, ne nuk mund të rrezikojmë, duhet të jemi të përgatitur,”  tha Wu për CNN.

“Në momentin që qeveria kineze ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga përdorimi i forcës dhe për sa kohë ata do të vazhdojnë të kryejnë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, ne duhet të bindemi se një përshkallëzim i mundshëm ushtarak është i vërtetë”.

Wu, i cili ka shërbyer si ministër i punëve të jashtme që nga viti 2018, u akuzua në maj nga Pekini si një “separatist” pas vërejtjeve që ai bëri gjatë një konference për shtyp se Tajvani do të luftonte “deri në pikën fundit” nëse do të sulmohej nga Kina.

 “Të pengosh ‘pavarësinë e Tajvanit” është kushti i domosdoshëm për ruajtjen e paqes, tha Zhu Fenglian, zëdhënësja në Pekin për çështjet e Tajvanit.“Joseph Wu ka provokuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me arrogancë ‘pavarësinë e Tajvanit’ … ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme  për të ndëshkuar ” pavarësinë e Tajvanit pavarësisht kundërshtimeve”, përktheu abcnews.al.

Në përgjigje të deklaratave, Wu tha për CNN se ai ishte “i nderuar” që ishte shënjestra e autoriteteve komuniste në Pekin. “Autoritarizmi nuk mund ta tolerojë të vërtetën. Nëse ata vazhdojnë të deklarojnë se do të vazhdojnë të më “ndëshkojnë” për pjesën e mbetur të jetës sime, unë nuk jam aspak i shqetësuar për diçka të tillë” tha ai.

Të këshilluara

BE i trembet kërcënimit të mutacionit Delta

Një ndër shqetësimet më të mëdha për të gjithë tashmë është sfida me përhapjen e shpejtë që ka mutacioni më i ri i Covid Delta. Mediat e huaja bëjnë me dije ...

10:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI