Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

BE merr masa të reja kundër regjimit të Lukashenkos, vendos sanksione ekonomike ndaj Bjellorusisë

Lapsi.al 24 June 2021
BE merr masa të reja kundër regjimit të Lukashenkos, vendos

Bashkimi Evropian vendosi sanksione mbi sektorët kyçë të ekonomisë bjelloruse dhe burimeve kryesore të të ardhurave për regjimin e udhëheqësit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Masat e reja kufizuese u prezantuan të enjten, në përgjigje të, siç u tha, “përshkallëzimit të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhe shtypjes së dhunshme të shoqërisë civile, opozitës demokratike dhe gazetarëve”.

Sanksionet janë edhe pasojë e uljes së detyruar të një fluturimi të kompanisë Ryanair në Minsk, më 23 maj, dhe ndalimit të gazetarit Raman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapega, që ndodheshin në bordin e avionit, tha Këshilli i BE-së. Regjimi i Lukashenkës është nën presion ndërkombëtar prejse ka nisur shtypjen brutale të opozitës dhe të mediave të pavarura, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që janë mbajtur në gusht të vitit 2020.

Opozita thotë se këto zgjedhje, që kanë nxjerrë fitues Lukashenkën, janë manipuluar, ndërsa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë refuzuar t’i njohin rezultatet dhe Lukashenkën nuk e konsiderojnë udhëheqës legjitim të Bjellorusisë. Kriza ka arritur nivel tjetër në maj, pas incidentit me avion, i cili nga shumë vende është konsideruar si “rrëmbim shtetëror”.

BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë sanksionuar edhe më herët Bjellorusinë, duke u vendosur ndalesa udhëtimi dhe duke u ngrirë asetet zyrtarëve të shtetit. Sanksionet e fundit financiare përfshijnë kufizime ndaj Qeverisë bjelloruse për hyrje në tregjet e kapitalit të BE-së. Këto kufizime vlejnë edhe për institucionet dhe entitetet financiare në pronësi të shtetit bjellorus.

Të këshilluara

BE i trembet kërcënimit të mutacionit Delta

Një ndër shqetësimet më të mëdha për të gjithë tashmë është sfida me përhapjen e shpejtë që ka mutacioni më i ri i Covid Delta. Mediat e huaja bëjnë me dije ...

10:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI