Flash

Ngecën në përrua, dy turistët kanadezë gjenden pas disa orësh në Skrapar

Lapsi.al 19 June 2021
Ngecën në përrua, dy turistët kanadezë gjenden pas disa

Dy turistë kanadezë ngecën në baltën e një përroi në Skrapar. Ata njoftuan me telefon Policinë pasi nuk e dinin vendin ku ndodheshin.

Pas disa orësh kërkime, uniformat blu arritën të lokalizojnë dy turistët duke i ndihmuar të dilnin nga vendi ku kishin ngecur.

Policia i nxori mjetin nga balta dhe i shoqëroi dy turistët deri në rrugën kryesore.

"Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.

Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë", njofton policia.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Tradita është Alpha, ta dish…

Dje, në mjediset e hotel “Rogner”, miq të baritonit me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa por mbi të gjitha, të artit e traditës, u mblodhën për të promovuar pub...

14:47

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI