Flash

Shqipëri/ 4 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë

Lapsi.al 19 June 2021
Shqipëri/ 4 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shqipëria sërish nuk shënon asnjë viktimë nga COVID-19. Në 24 orët e fundit ka pasur vetëm 4 raste të reja.

Prej 15 qershorit, Shqipëria nuk regjistron më viktima nga virusi teksa edhe rastet janë në nivele të ulëta.

Tirana ditën e sotme pati 2 të infektuar ndërsa Durrësi e Vau i Dejës nga 1. Në spital kanë mbetur 7 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

"Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2771 testime, 7 të shëruar, 4 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 4

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2771

Testime totale 774,257

Raste pozitive 132,488

Raste të shëruara 129,910

Raste Aktive 124

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42

Tiranë 35

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 8

Elbasan 5

Gjirokastër 4

Dibër 3

Korçë 2

Kukës 2

Fier 1

 

 

 

Të këshilluara

Tradita është Alpha, ta dish…

Dje, në mjediset e hotel “Rogner”, miq të baritonit me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa por mbi të gjitha, të artit e traditës, u mblodhën për të promovuar pub...

14:47

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI