Flash

Kina ndryshon edhe njëherë vendimin për lindjet, familjeve do t'u lejohet të kenë deri në 3 fëmijë

Lapsi.al 31 May 2021
Kina ndryshon edhe njëherë vendimin për lindjet, familjeve do

Kina njoftoi të hënën se çiftet e martuara mund të kenë deri në tre fëmijë.

Ky është një ndryshim i madh nga politika e mëparshme që u lejonte çifteve deri në dy fëmijë, gjë që rezultoi në një rënie dramatike të lindjeve, në vendin më të populluar në botë, sipas një raporti nga Byroja Kombëtare e Statistikave.

Agjencia lajmeve “Xinhua” njoftoi se ndryshimi u miratua gjatë një takimi të byrosë politike të kryesuar nga Presidenti Xi Jinping. Për disa dekada, Kina lejonte që çiftet të kishin vetëm një fëmijë si mjet për të kontrolluar rritjen e popullsisë.

Ky vendim u hoq në vitin 2016, duke i lejuar çiftet të kishin dy fëmijë, por edhe ky vendim nuk solli rritje të qëndrueshme të lindjeve, pjesërisht pasi kostoja e lartë për rritjen e fëmijëve në qytetet kineze ishte pengesë për shumë çifte.

Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua” ky ndryshim do të shoqërohet me “masa mbështetëse, të cilat do të jenë të favorshme për përmirësimin e strukturës së popullsisë së vendit tonë, përmbushjen e strategjisë së vendit për të përballuar në mënyrë aktive një plakje të popullsisë”.

Por masat mbështetëse për familjet ende nuk janë bërë të ditura.

Njoftimi solli reagime të shumta në rrjetet sociale kineze, ku shumë njerëz shkruanin se nuk kishin mundësi të rrisnin më shumë se një fëmijë.

“Jam i gatshëm të bëj tre fëmijë nëse më jepni 5 milion juanë”, shkruante një përdorues në rrjetin social “Weibo”.

Në fillim të këtij muaji, Byroja Kombëtare e Statistikave publikoi një raport ku theksohej se gjatë një dekade popullsia në Kinë u rrit me ritmin më të ngadaltë që nga vitet 1950, duke arritur në 1.41 miliardë.

Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë vitit 2020, ritmet e lindjeve ishte vetëm 1.3 fëmijë për grua të moshës së riprodhimit, niveli i njëjtë me shoqëritë të cilësuara të plakura si Japonia dhe Italia.

Gjithashtu të hënën, byroja politike e Kinës tha se do të rrisë moshën e daljes në pension, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI