Flash

Gjoba 110 mln euro për Bechett-in/ PD padit në SPAK Ramën, Agaçin e zyrtarë të tjerë

Lapsi.al 8 April 2021
Gjoba 110 mln euro për Bechett-in/ PD padit në SPAK Ramën,

Partia Demokratike, me përfaqësues Ivi Kason, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Engjëll Agaçit, e zyrtarëve të tjerë, për humbjet e gjyqit ndaj Beccheti-t. Kaso u shpreh se ky është një rast i artë për SPAK, që t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Në një deklaratë për mediat, Ivi Kaso përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso është shprehur se personat e paditur do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre.

“Sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës. Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet. Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët." tha Kaso.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI