Flash

Grabitet dhe dhunohet një e moshuar në Vlorë

Lapsi.al 17 March 2021
Grabitet dhe dhunohet një e moshuar në Vlorë

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Vlorës. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një e moshuar 85 vjeçe, e cila jetonte e vetme në fshatin Nartë. Grabitësit kanë hyrë forcërisht në banesën e të moshuarës, ndërsa dyshohet se e kanë dhunuar, por fatmirësisht sipas policisë 85-vjeçarja nuk ka pësuar dëmtime.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Të këshilluara

Humb jetën 31-vjeçari nga koronavirusi

Një 31-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e Covid-19. 31-vjeçari Myrtezan Memushaj prej ditësh ishte i shtruar në një spital Covid ...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI