Flash

Aksident në Shijak, dy të plagosur

Lapsi.al 17 March 2021
Aksident në Shijak, dy të plagosur

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Sallmone të Shijakut. Nga përplasja janë plagosur shoferi i mjetit tip ‘’Benz’’, bashkë me pasagjeren, të dy 22- vjeçarë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Fier, burri vret gruan me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheq të Fierit, Sikundër mësohet, një burrë ka vrarë gruan e tij. Krimi është kryer me armë zjarri. Nuk ka ende inform...

18:05

Humb jetën 31-vjeçari nga koronavirusi

Një 31-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e Covid-19. 31-vjeçari Myrtezan Memushaj prej ditësh ishte i shtruar në një spital Covid ...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI