Flash

Aksion i policisë rrugore, vendosen mbi 1300 gjoba

Lapsi.al 11 March 2021
Aksion i policisë rrugore, vendosen mbi 1300 gjoba

Policia vijon kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 11 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1301 masa administrative, të ndara si më poshtë:

?234 masa administrative për parakalime të gabuara.

?149 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?83 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?78 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?45 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?467 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.

?245 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor

“Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë”, tha policia.

Të këshilluara

Gjendet i djegur në Skrapar një 61-vjeçar

Gjendet i djegur në një zonë malore në Skrapar një 61-vjeçar me origjinë nga Korça. Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,i moshuari ka rënë sipër n...

14:05

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI