Flash

Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Stockholm dhe Malmö

Lapsi.al 11 March 2021
Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Stockholm dhe Malmö

Fluturime të reja direkte shtohen nga Tirana drejt Malmos dhe Stokholmit në Suedi.

Kjo linjë do të mundësohet nga kompania low-cost Wizz Air, e cila njoftoi sot vendosjen e avionit të katërt në bazën e saj në Tiranë.

Ky avion do të operojë gjithashtu me fluturimet për në Ankona, Pescara, Genova dhe Romë Ciampino.

Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë rreth një vit më parë duke ulur 3 avionë dhe duke shtuar pesëmbëdhjetë destinacione në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.

Të këshilluara

Gjendet i djegur në Skrapar një 61-vjeçar

Gjendet i djegur në një zonë malore në Skrapar një 61-vjeçar me origjinë nga Korça. Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,i moshuari ka rënë sipër n...

14:05

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI