Flash

1 viktimë në Austri, por EMA thotë se nuk ishte shkak vaksina Astra Zeneka

Lapsi.al 10 March 2021
1 viktimë në Austri, por EMA thotë se nuk ishte shkak vaksina

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se deri më tani nuk ka dëshmi që e lidhin vaksinën kundër koronavirusit AstraZeneca me sëmundjet e dy personave të vaksinuar në Austri – njëri prej të cilëve vdiq pas vaksinimit.

Autoriteti kombëtar shëndetësor i Austrisë e pezulloi përdorimin e këtyre vaksinave, pasi një person që u vaksinua, u diagnostikua me trombozë të shumëfishtë dhe vdiq, ndërsa një tjetër u shtrua në spital me emboli pulmonare.

“Aktualisht, nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk renditen si efekte anësore të kësaj vaksine”, tha Agjencia Evropiane e Barnave. “Edhe pse defekti i cilësisë konsiderohet i pamundur në këtë fazë, cilësia e serisë është duke u hetuar”, thuhet në deklaratë.

Austria njoftoi të dielën se ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca si masë paraprake. AstraZeneca, kompani britanike-suedeze, tha se të gjitha vaksinat e saj iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe rigoroze të cilësisë dhe se ajo nuk ka “konfirmuar efekte serioze anësore të lidhura me vaksinën”.

AstraZeneca tha se është në kontakt me autoritetet austriake dhe se do t’i mbështesë plotësisht hetimet. BE-ja e ka miratuar vaksinën e AstraZeneca-s në fund të janarit, duke thënë se ajo është efektive dhe e sigurt për t’u përdorur. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për përdorimin emergjent të saj në mes të shkurtit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI