Flash

Çfarë po ndodh/ Teksasi heq urdhrin për maskat në publik

Lapsi.al 10 March 2021
Çfarë po ndodh/ Teksasi heq urdhrin për maskat në publik

Teksasi i dha fund të mërkurën, një urdhri që detyronte mbajtjen e maskave në të gjithë shtetin si dhe kufizonte numrin e personave që ndodhen njëkohësisht brenda një biznesi, vendim që disa e shohin si liri e të tjerë si marrëzi.

Gjithsesi në praktikë pjesa dërrmuese e Teksasit e ka zbatuar rrallë urdhrin për mbatjen e maskave gjatë vitit të kaluar.

Disa biznese të mëdha të tregtisë me shumicë, dyqanet ushqimore e restorantet në Teksas kanë thënë se do të vazhdojnë t’u kërkojnë njerëzve që t’i mbajnë maskat në bizneset e tyre, gjë që sipas urdhrit të Guvernatorit Greg Abbott mbi lehtësimin e kufizimeve, është e drejtë e tyre.

Teksasi ishte një nga shtetet e para që rihapi ekonominë pas valës së parë të rasteve me koronavirus majin e kaluar dhe shteti i dytë më i populluar i vendit që udhëhoqi sërish këtë prirje javën e kaluar kohë kur Guvernatori republikan Greg Abbott njoftoi lehtësimin e kufizimeve mes rënies së numrit ditor të infeksioneve të reja me COVID -19 dhe shpërndarjes së vaksinave.

Këshilli i qytetit Austin votoi për të detyruar mbajtjen e maskave, por nuk dha detaje se si do të zbatohej kjo. Anëtarët këshillit sfiduan hapur zyrtarët e shtetit, duke rrezikuar që këta të fundit të ngrejnë padi ndaj qytetit.

"Në Austin, ne jemi të përkushtuar për të shpëtuar jetë", shkruante anëtari i këshillit të qytetit Greg Casar në Twitter.

Në një posim në Twitter të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit shkruhej se "po shiheshin rrugët ligjore në dispozicion" për ta trajtuar rastin e Austinit.

Në udhëzimet e Agjencisë Arsimore të Teksasit për shkollat publike flitet për përdorimin e vazhdueshëm të maskave, ndërsa për shtëpitë e të moshuarit të këtij shteti, kufizimet nuk do të hiqen. /VOA

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI