Flash

Yuri Kim u dërgon mesazh krerëve të partive 24 orë para mbylljes së listave të deputetëve

Lapsi.al 7 March 2021
Yuri Kim u dërgon mesazh krerëve të partive 24 orë para

Të hënën në mesnatë është afati i fundit që partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim në një mesazh publik, drejtuar partive politike në Shqipëri, u kërkon liderëve që në listë të mos përfshijnë persona me probleme, por figura të pastra.

“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretari i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).

Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë” – thuhet në mesazhet e ambasadores.

Të këshilluara

9 llojet e grave që burrat nuk i durojnë dot

Mungesa e komoditetit në një marrëdhënie e bën atë të mos funksionojë. Shpesh kjo lind nga tiparet e karakterit të njërit partner, të cilët nuk i përshtaten tje...

20:05

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI