Flash

Daniel Serwer: Kosova të mos e dërgojë ambasadën në Jerusalem, Grenell budalla

Lapsi.al 7 March 2021
Daniel Serwer: Kosova të mos e dërgojë ambasadën në

Profesori amerikan i “John Hopkins University” dhe eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer është shprehur kundër vendimit që ambasada e Kosovës të vendoset në Jerusalem.

Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Serwer ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur “budalla”. Atë e fajësoi edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke shtuar se qeveria e re nuk e ka për detyrim që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Washington.

“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka. Grenell nuk e pëlqen Kurtin sepse ai këmbënguli saktësisht në reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë, megjithëse ai gjithashtu tregoi një farë fleksibiliteti mbi tarifat.

Grenell është një budalla. Ai punoi shumë për ta hequr Kurtin nga kryeministria herën e fundit. Kjo e ndihmoi Kurtin të arrijë një fitore të madhe. Kritikat nga çdo qeveri e huaj nuk janë të rëndësishme për vendimin që duhet ta marrë Kosova.

Është shumë pozitive që Izraeli dhe Kosova po vendosin marrëdhënie diplomatike. Sa i përket ambasadës kjo i takon Kosovës, se ku dëshiron ta vendosë dhe se Kosova nuk duhet të nxitohet për të marrë një vendim” – shprehet ai.

Të këshilluara

9 llojet e grave që burrat nuk i durojnë dot

Mungesa e komoditetit në një marrëdhënie e bën atë të mos funksionojë. Shpesh kjo lind nga tiparet e karakterit të njërit partner, të cilët nuk i përshtaten tje...

20:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI