Flash

Detaje nga ekzekutimi i 'padrinos së heroinës'/ Vrasësi e ndiqte prej ditësh, vishej sportiv dhe mbulonte fytyrën

Lapsi.al 26 February 2021
Detaje nga ekzekutimi i 'padrinos së heroinës'/ Vrasësi

Zbulohen detaje të reja nga atentati që ndodhi një ditë më parë, ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Behar Sofia, pranë Piramidës.

Nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se atentatori e ka pritur tek dera e pallatit disa ditë, njoftoi News 24. Mëngjesin e djeshëm ai e gjurmoi nga dera e pallatit deri përballë Piramidës ku dhe e qëlloi me një plumb në qafë e tjetrin në shpatull. Ndërkohë që ka dyshime se arma e krimit mund të jetë pistoletë TT me silenciator. Po ashtu mësohet se policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja. Disa kamera sigurie kanë kapur të dyshuarin.

Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është mëso burrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë. Policia ka këqyrur apartamentin e viktimës dhe ka marrë në pyetje dhe bashkëshorten e tij, por nuk ka nxjerrë të dhëna të nevojshme për hetimin. Biznesmeni Behar Sofia ishte ndarë si cdo mëngjes me bashkëshorten pa pasur një axhendë specifike.

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

Të këshilluara

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, reagon Rama

Edi Rama foli për sistemin në drejtësi nga Berati, ku tha se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, por shtoi se vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shteti...

10:25

Tabaku nxjerr videon e Veliajt: Vetëm gënjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një video të shpërndarë në “...

20:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI