Flash

Lubonja: Problemi që kanë të gjitha sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit

Lapsi.al 25 February 2021
Lubonja: Problemi që kanë të gjitha sondazhet për zgjedhjet

Analisti Fatos Lubonja foli në emisionin “Real Story”, në News24, për sondazhet parazgjedhore, të cilat nxjerrin kryesisht fituese mazhorancën e kryeministrit Edi Rama. Për Lubonjën një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe sipas tij sondazhet kanë probleme. Ai thekson se është e pashpjegueshme që shqiptarët të mund të votojnë sërish këtë qeveri, pas gjithë kësaj situate me pandeminë, krimin, tërmetin.

“Nuk e shpjegoj dot, se pas gjithë kësaj situate më duket se nuk di çfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri, duke llogaritur vetëm trajtimin kriminal që po i bëhet pandemisë, por edhe për shkallën e bashkëpunimit me krimin. Të gjitha sondazhet për mua kanë probleme. Përtej kësaj, do të shikoja disa fenomene. Ata njerëzit që nuk guxojnë ta deklarojnë votën mund të jenë më shumë me opozitën, se me mazhorancën, por mund të kenë frikë.

Duke u ndalur tek opozita, nëse do bëja krahasim me Kosovën, ku pamë një frymë që shkatërroi kastën e vjetër, unë shoh dy elementë, zhgënjimi me klasën politike që ka qeverisur dhe besimi. Sa besim ke te forca e re. Te PD ka një ndryshim, ka njerëz shumë më normal, se këtu është problemi sa normalë i kemi ata që janë në krye, nga ana psikike. PD dhe LSI e kësaj radhe nuk na mashtrojnë dot. Kjo ka të bëjë me faktin se besimi nuk është aq i madh, por zhgënjimi, arroganca e Ramës, pandemia, tërmeti, gënjeshtrat e pafundme, të gjitha këto i kanë lodhur njerëzit”, - tha Lubonja.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Tabaku nxjerr videon e Veliajt: Vetëm gënjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një video të shpërndarë në “...

20:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI