Flash

Bardhi flet koalicionin me FRD-në dhe dorëheqjen e Bamir Topit

Lapsi.al 25 February 2021
Bardhi flet koalicionin me FRD-në dhe dorëheqjen e Bamir Topit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi në emisionin “Real Story” në News24, koalicionin e madh opozitar në zgjedhjet e 25 prillit dhe dorëheqjen e Bamir Topit nga Fryma e Re Demokratike.

“Ne kemi finalizuar një raport politik të konsoliduar me të gjitha partitë që kanë nënshkruar edhe më 2019 në koalicion me PD. Gjatë kësaj periudhe kemi ftuar në koalicionin tonë çdo parti që gjykon se ka ardhur momenti që më 25 prill duhet të ndodhë ndryshimi. Partitë që kanë nënshkruar i janë përgjigjur thirrjes sonë. Kështu u nënshkrua formacioni më i madh, me më shumë parti dhe kemi bërë regjistrimin në KQZ”, - tha Bardhi.

Pse koalicion me FRD dhe jo me z.Topi?

“Nuk kam informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit nga drejtimi i partisë së tij. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryesisë së partisë së tij. Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie. Edhe Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD. Çdo eksponent, që është ftuar për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës së bashkuar, ka pasur kontakte me liderin e PD” – tha Bardhi.

Kjo aleancë ka bekimin e Topit?

"Besoj se po, sepse marrëveshja e koalicionit është firmosur dje, kur Topi ishte në detyrën e kryetarit të FRD" - e mbyll Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tabaku nxjerr videon e Veliajt: Vetëm gënjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një video të shpërndarë në “...

20:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI