Flash

Lajçak flet për hartën në zyrën e tij dhe kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 25 February 2021
Lajçak flet për hartën në zyrën e tij dhe kufirin mes
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për kritikat që pasuan intervistën e tij dhe në sfond kishte një hartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka shkuar se harta është keq interpretuar. Ai ka publikuar foto të saj nga afër dhe ka thënë se ajo është një hartë zyrtare e BE-së dhe Kosova ka një linjë ndarje nga Serbia. “Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, - thekson Lajçak. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI