Flash

Ministri i Mbrojtjes serb: Shaban Polluzha vrasës, Esat Pashë Toptani donte aleancë me Serbinë

Lapsi.al 25 February 2021
Ministri i Mbrojtjes serb: Shaban Polluzha vrasës, Esat Pashë Toptani

Fjalimi që deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka mbajtur në parlament ka provokuar debate të forta. Kamberi kërkoi që emërtimi "shiptari" të mos përdorej nga ministrat e Vuçiç për shqiiptarët, pasi, siç tha ai, do të ishte njësoj sikur ai t'i quante serbët "shkije".

Në përgjigjen e tij Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha se nuk do t’i përgjigjet për fyerjet personale, porse ka thënë se nuk mund ta krahasojë Shaip Kamberin me njërin prej komandantëve nazist të Hitlerit, Herman Wihelm Goring, pasi as ai vet nuk e ka krahasuar Kamberin me Shaban Polluzhen, të cilin e ka quajtur vrasës.

Por, Vulin tha se donte ta krahasonte Shaip Kamberin me Esat Pashë Toptanin, i cili synonet që serbët dhe shqiptarët të jetonin në aleancë me njëri-tjetrin.

“As unë nuk e krahasoj Kamberin me Shaban Polluzhën, udhëheqësin e Ballit Kombëtar, ballistin, bashkëpunëtorin e gjermanëve, vrasësin, nuk do ta krahasoj me atë. Pra nuk e krahasoj me fashistin shqiptar, unë dua ta krahasoj me Esat Pashë Toptanin, ‘shiptari’ i cili ka dashur të bëjë federatë me Serbinë, shqiptari i cili dëshironte që këta dy popuj, shqiptarët dhe serbët të ishin aleatët më të afërt në Ballkan”, ka thënë ai.

https://lapsi.al/2021/02/08/vendimi-absurd-gjykata-serbe-i-jep-te-drejte-ministrit-serb-qe-fyejti-shqiptaret/

Më tej ka thënë se nuk mund të gjesh një serb që nuk e përdorë termin “shqiptari”, duke shtuar se nuk mund t’ua ndalojnë serbëve të flasin në gjuhën e tyre.

“’Shkija’ nuk është term që përdoret, sepse ‘shkija’ përafërsisht do të thotë ‘derr’”, ka thënë ai.

https://lapsi.al/2021/02/09/deputeti-i-presheves-ju-me-etiketuat-siptari-po-sikur-ne-tju-quajme-juve-shkije/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI