Flash

PD finalizon koalicionin para mesnatës/ Reagon Basha: Siguruam fitoren e Shqipërisë

Lapsi.al 24 February 2021
PD finalizon koalicionin para mesnatës/ Reagon Basha: Siguruam fitoren e

Pak para mesnatës së të mërkurës kur ishte edhe afati i fundit për tu regjistruar në KQZ është dorëzuar koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ku bëjnë pjesë e 14 forca të tjera. Koalicioni quhet “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” dhe ai do të garojë me një listë të përbashkët në 25 prill.

Pas dorëzimit të dokumentit në KQZ ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Në një postim në Facebook ai shprehet i bindur për fitoren në zgjedhje.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton! ??✌️??✌️??✌️??”- shkruan Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI