Flash

Astrit Patozi tregon pse nuk u fut në një koalicion me PD-në

Lapsi.al 24 February 2021
Astrit Patozi tregon pse nuk u fut në një koalicion me PD-në

Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ka shpjeguar pse nuk u bë pjesë e koalicionit të madh të drejtuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Open”, Patozi dha arsyet që e mbajtën larg këtij bashkëpunimi dhe e para ishte mungesa e një ftese.

“Nuk kam pasur ftesë. Kemi koncepte të ndryshme për politikën dhe ndahemi me PD për qëllimet që kemi. Ne bashkohemi të rrëzohemi me Edi Ramën. Ju nuk keni kërkuar listën e hapur, por rrëmbyet komisionerët, pra nuk doni të ndryshojë Shqipëria, por pushteti. Unë flas për sistem politik. Për ne rotacioni është i mirëseardhur.

Më bezdis arroganca e administrimit të pushtetit. Nuk shoh asnjë shenjë nga pala tjetër dhe para se të mbyllë koalicionin me aleatët, Basha thotë “qeveria ime”, të paktën të ketë respekt për aleatët dhe të thojë “qeveria jonë”.

Pse duhet të hyj unë në një gjë që nuk e besoj? Astrit Patozi nuk ka bashkëpunim me të majtën. Edhe mund të kisha. Nuk ka qëlluar. Nuk kam ndërmend të kem. Zotëria që kam përballë (Lulzim Basha) ka pasur nivel të lartë bashkëqeverisje në 2017. Ka pasur edhe flirte të tjera, mes të cilave marrëveshja e 5 qershorit” – tha Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI