Flash

Lushnje, tërhoqi qenin zvarrë me motor derisa e ngordhi, procedohet penalisht 64-vjeçari

Lapsi.al 24 February 2021
Lushnje, tërhoqi qenin zvarrë me motor derisa e ngordhi, procedohet

Policia e shtetit ka reaguar pas një foto të publikuar në rrjetet sociale ku një qen ishte lidhur pas një motori dhe tërhiqej zvarrë.

Policia bën me dije se kanë shoqëruan në komisariat shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.

Ai është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motor në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.” – njofton policia.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Mendy Moore bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Mandy Moore është bërë nënë për herë të parë! Siç bëri të ditur nëpërmjet një postimi të ëmbël në Instagram, ajo dhe partneri i saj, Taylor...

15:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI