Flash

Presidenti Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues! Pa garë!

Lapsi.al 24 February 2021
Presidenti Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer sot ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një konferencë për shtyp, Presidenti e cilësoi ligjin në shkelje flagrante të të Kushtetutës.

“Kuvendi ka ndryshuar marrëveshjen e koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë dhe korrupsionit. Ky ligj është në kundërshtim me rregullat dhe interesat e shtetit shqiptar, prandaj edhe kontrata shtesë e koncensionarit është mbajtur e fshehrtë. Kjo është skandaloze dhe antiligjore.

Po bëj publike disa elementë të kësaj marrëveshje: Ligji kaloi në 27 janar 2021 në Kuvend nga Qeveria dhe po në atë datë e ka futur Konferenca e Kryetarëve edhe pse nuk u kërkua procedurë e përshpejtuar. Marrëveshja u nënshkrua në Kamëz në 26 janar. Qeverisë iu desh vetëm një ditë që ta firmosë e propozojë Kuvendit për miratim. Ndërkohë që Kuvendi e ka shqyrtuar në komisione në 4 shkurt dhe miruatuar në Kuvend në 8 shkurt. Gjithçka u bë pa asnjë lloj gare”,- tha Meta.

https://youtu.be/iTxzp0RnyO0

Të këshilluara

Ilir Meta viziton familjen e Klodian Rashës

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një polic në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodh...

10:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI