Flash

Basha zbulon programin për energjinë, çfarë duhet të dini

Lapsi.al 24 February 2021
Basha zbulon programin për energjinë, çfarë duhet të

Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha dhe ekspertët e PD për energjinë prezantuan sot programin “Shqipëria fiton energjinë”.

Basha theksoi se në programin e PD-së parashikohet ulja e faturës së energjisë elektrike për 70 përqind të familjeve shqiptare. Ai shpjegoi se në program parashikohet ngritja e një sistemi faturimi me dy fasha, duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.

Basha gjithashtu premtoi liberalizim të tregut të energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. "Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë." - premtoi Lulzim Basha, i cili vazhdoi duke premtuar bashkim të tregjeve të energjisë me Kosovën dhe lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC-in e Vlorës.

"Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut." - u shpreh Basha.

"Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën." - shtoi kryedemokrati. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Ilir Meta viziton familjen e Klodian Rashës

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një polic në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodh...

10:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI