Flash

Integrimi në BE/ Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë detyrat e shtëpisë

Lapsi.al 23 February 2021
Integrimi në BE/ Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor të

“Duhet të hedh poshtë idenë se ne Bashkimi Evropian pretendojmë se e duam Ballkanin Perëndimor brenda kornizës sonë”, tha të martën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, Borrell tha se perspektiva evropiane mbetet motor i reformave në shtetet e rajonit dhe se “nuk është e drejtë të thuhet se BE-ja vetëm flet dhe nuk vepron” kur bëhet fjalë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre dhe të sistemit politik dhe gjyqësor, në mënyrë që të afrohen me sistemin e BE-së”, tha Borrell.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces që zhvillohet hap pas hapi.

“Do t’i nisim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi rinisur negociatat midis Serbisë dhe Kosovës me të dërguarin e posaçëm [Mirosllav Lajçak] dhe mendoj se e kemi vënë në rrugë atë dialog”, tha Borrell.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë duke bërë negociata tash e dhjetë vjet për normalizimin e marrëdhënieve. Negociatat do të duhej të përfundonin me arritjen e një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.

Lajçak ka thënë më herët se raundi i ri i bisedimeve do të organizohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Si prioritete në reformat në Ballkanin Perëndimor, Borrell përmendi gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë, të kryejnë reforma dhe t’i përmbushin standardet, në mënyrë që të pranohen si anëtare”, tha ai.

Mbështetja e BE-së, dukshëm më e madhe se e Kinës, Rusisë dhe Turqisë

Sipas tij, mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është dukshëm më e madhe se mbështetja që mërr rajoni nga Kina, Rusia dhe Turqia.

“Plani ynë i investimeve ekonomike [për Ballkanin Perëndimor] arrin në 9 miliardë euro për adresimin e aspekteve shëndetësore dhe ekonomike”, tha Borrell, duke shtuar se BE-ja po përpiqet të ndihmojë me vaksina kundër koronavirusit, porse edhe vetë po përballet me sfida.

“E pranojmë që po përballemi me vështirësi, sepse kemi mungesë të vaksinave [në BE], ndërsa në disa vende të rajonit, të tilla si Serbia, po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike”, deklaroi Borrell.

Ai po ashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kemi mjaft shenja pozitive. Administrata e re [e presidentit amerikan, Joe] Biden punon me aleatët, e njeh rëndësinë e BE-së dhe e konsideron atë mike, e jo vetëm partnere”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja u regjistrua pranë bibliotekës “Shefqet Musaraj” në Vlorë. I plagosuri po udhëto...

19:05

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI