Flash

Sherri me të dashurin shqiptar, flet nëna e vajzës greke: Mrekulli që vajza ime jeton

Lapsi.al 23 February 2021
Sherri me të dashurin shqiptar, flet nëna e vajzës greke:

“Është një mrekulli që jeton vajza ime jeton” është shprehur nëna e 21 vjeçares Georgia Kaltsouni e cila u sulmua nga ish i dashuri i saj shqiptar në Torino.

|

Ngjarja u shënua të dielën e 21 shkurtit dhe tashmë shqiptari është në pranga.

Nëna e vajzës për median greke ka treguar se vajza nesër pritet të dalë nga terapia intensive ndërsa i ishte nënshtruar një operacioni që ka zgjatur mbi 6 orë.

“Vajza ka marrë pesë goditje me thikë në gjoks, qafë dhe bark. Është një mrekulli që vajza ime jeton. Falë Zotit ajo është mirë tani, i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar. Ai u përpoq ta godiste në zemër”

Gruaja ka treguar se vajza do të qëndrojë në repartin e terapisë intensive edhe nesër.

“Unë dua të udhëtoj të jem pranë saj, por fatkeqësisht nuk mundem për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kushtet nuk më lejojnë të jem në krah të saj. Për fat të mirë, motra e saj po të mos ishte ajo, unë do të isha çmendur nga ankthi”, ka deklaruar ajo.

Sipas mediave italiane 27 vjeçari nuk kishte pranuar ndarjen madje e kishte kërcënuar dhe në rrjetet sociale, shkruan prothotema.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI