Flash

Sondazhi i RTV Ora/ Si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit

Lapsi.al 23 February 2021
Sondazhi i RTV Ora/ Si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet

Rtv Ora dhe Antonio Noto publikuan rezultatet e sondazhit të dytë kombëtar për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të dhënave PS do të merrte nga 41 në 45% të votave ndërsa Partia Demokratike nga 34 në 38% të votave.

Sipas Antonio Noto në krahësim me një muaj më parë është vënë re një afrim mes dy partive kryesore pasi PS ka njohur një rënie të lehtë ndërsa PD është rritur. LSI ka nga 8-12% të votave, por ka një rënie të lehtë.

Sipas këtij sondazhi PDIU merr 1-3% të votave. Nëse do të kishte një mbledhje të votave koalicioni opozitar merr nga 43 në 53% të votave. Të pavendosur janë 27%.

Metodologjia e ndjekur është e njëjtë me sondazhin e parë. Janë pyetur 2000 persona. Intervistat janë kryer me celular dhe telefona fiks. Është kampion përfaqësues i popullsisë elektorale në Shqipëri. Marzhi i gabimit është 3%. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja u regjistrua pranë bibliotekës “Shefqet Musaraj” në Vlorë. I plagosuri po udhëto...

19:05

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI