Flash

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së, kërkon shkarkimin e prokurorit Kujtim Luli

Lapsi.al 24 February 2021
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së, kërkon shkarkimin e

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfimimin në detyrë të z. Kujtim Luli, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, Kujtim Luli nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 318, datë 3.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Kujtim Luli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli, me 3 dhjetor të 2020.

Kujtim Luli e ka nisur karrierën si prokuror ushtarak në vitin 1992, funksion që e ka mbajtur deri në vitin 2002.

Prej gati dy dekadash ai ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në vitet 2015-2017, Luli ka punuar gjithashtu si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit.

Të këshilluara

Mendy Moore bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Mandy Moore është bërë nënë për herë të parë! Siç bëri të ditur nëpërmjet një postimi të ëmbël në Instagram, ajo dhe partneri i saj, Taylor...

15:32

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI