Flash

Policia ndëshkon rreth 1000 persona për shkelje të masave anti-Covid

Lapsi.al 24 February 2021
Policia ndëshkon rreth 1000 persona për shkelje të masave

Policia gjobiti 994 persona që nuk kanë zbatuar masat anti-covid në 24 orët e fundit.

986 prej tyre janë ndëshkuar me masën 3.000 lekë, pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

"Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 192 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00." - njoftoi më tej policia. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Ilir Meta viziton familjen e Klodian Rashës

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një polic në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodh...

10:39

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI