Flash

Paloka zbulon pse PD dhe LSI do garojnë me lista të ndara në 25 prill

Lapsi.al 24 February 2021
Paloka zbulon pse PD dhe LSI do garojnë me lista të ndara në 25

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka dhënë detaje për negociatat që çuan në regjistrimin në dy lista të ndara në KQZ të PD-së dhe LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit. Në një prononcim për emisionin “Opinion”, Paloka tha se janë të bindur se në këtë mënyrë do të grumbullohen më shumë vota.

“Qëllimi i koalicionit është që ne të mundemi të garantojmë foltoren e zgjedhjeve për të sjellë ndryshimin që presin sot mbi 80% e shqiptarëve. Janë marrëveshje që rregullojnë marrëdhënien me partitë, por me qëllim të vetëm për maksimalizimin e votës.

Kryetarët e partive të opozitës do të jenë në listën e PD-së. Kemi një marrëveshje të hershme me ata. Ne kemi bërë studimet tona dhe na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën” – tha Paloka që ka folur edhe për rikthimin e bashkëpunimit me FRD-në e Bamir Topit.

“Deri në momentin që isha në seli, jemi ende pa konkluduar, por mendoj se jemi drejt konkludimit me atë parti. Pse u afruam? Sepse ne e këmi thënë që jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo parti apo individ që ka si qëllim largimin e Edi Ramës” – tha Paloka.

Ai është pyetur edhe për mungesën e bashkëpunimit me partitë e Astrit Patozit apo të Jozefina Topallit.

“E kemi thënë edhe publikisht. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo forcë që kërkon largimin e Ramës. Ka pasur edhe nga ata që edhe pse jemi në opozitë thonë se duhet të largohet Lulzim Basha” – tha Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI