Flash

“Ai mori trapanin të më qëllonte dhe unë nxora pistoletën, por…”- dëshmia e të riut që rrezikon 21 vite burg për vrasjen e teknikut të kondicionerit

Lapsi.al 25 February 2021
“Ai mori trapanin të më qëllonte dhe unë nxora

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burgim për Griseldo Kusin, i akuzuar se vrau teknikun e kondicionerit, Indrit Çelajn. Për akuzën e “Vrasjes me dashje”, Prokuroria kërkoi 17 vite dhe për akuzën e “Armëmbajtjes pa leje”, kërkoi 4 vite.

Në total janë 21 vite burg dhe gjithashtu do të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet që në korrik të vitit të kaluar dhe dërgoi në gjykatë Griseldo Kusin. Griseldo Kusi mbahet i arrestuar nën akuzën për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e Së vërtetës.

Ndërkohë, në dosjen në fjalë do të gjykohet edhe vëllai i Griseldos, Albano Kusi, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Bujar Kusi, akuzohet për të njëjtën vepër penale, ndërsa Ferdinant Bakalli akuzohet për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në dosje do të gjykohet edhe Luan Caka dhe Ali Sula, për moskallëzim krimi. Prokuroria e Tiranës tha se Griseldo Kusi e ka vrarë Indrit Çelajn pas një debati të shkaktuar për çarjen e një tubi kondicioneri, ku Çela e kishte montuar. Sipas Prokurorisë, i akuzuari deklaroi se ata u goditën me mjete pas sherrit.

“Viktima mori trapanin të më qëllonte dhe unë nxora pistoletën për ta trembur dhe arma shkrepi pa dashje”, tha ai. Por, në fund të hetimeve prokurori tha se vrasja është kryer me dashje pasi sipas dëshmitarëve Griseldo Kusi nxori pistoletën dhe pasi ia vendosi atij në kokë e shkrepi.

“Viktima nuk ka goditur me grusht dhe debati nisi për kondicionerin”, ka thënë prokurori i çështjes, Julian Zonja.

SI NDODHI NGJARJA 

Sipas hetimeve, dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor që shoqëronte Indrit Çelën, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26- vjeçarin.

Por Lorenc Veliaj, 27 vjeç, u largua nga vendi i ngjarjes, për shkak se rezultonte se ishte në kërkim policor për vepra të tjera penale. Pas punës hetimore të policisë, Lorenc Veliaj u arrestua disa orë pas krimit, ku me dëshminë e tij ka zbardhur gjithçka ndodhi.

Ai deklaroi se ishin vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin qëlluan me armë punëtorin, pas një debati se po pikonte ujë kondicioneri. Ai tha se vëllezërit, i kërkuan që të pranonte se ishte ai personi që plagosi me armë Indrit Çelën, i cili ndërroi jetë. Por, Veliaj ka rrëfyer gjithçka para hetuesve.

Në këto kushte, Veliaj u vu në pranga si person në kërkim për veprat e tjera që rëndonin ndaj tij: “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, për të cilat Gjykata e Tiranës i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë, dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit, Griseldo Kusi dhe Albano Kusi nuk janë emra të panjohur për drejtësinë shqiptare.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI