Flash

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, reagon Rama

Lapsi.al 26 February 2021
Vlerësimi i DASH për Dvoranin, reagon Rama

Edi Rama foli për sistemin në drejtësi nga Berati, ku tha se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, por shtoi se vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit është një shenjë e mirë që drejtësia po funksionon.

Lexo më tej: Çmimi për Dvoranin/ Momente kyçe që shenjuan karrierën e “Kampionit të Antikorrupsionit” 

“Njerëzit me të drejtë kishin besimin se VETING-u do të pastrojë sistemin. Por VETING-U është hedhja e bazave, sepse është pastrimi. Nga pastrimi çlirohet sistemi nga një llum i madh. Dëshiron kohën e vet gjithçka. Duke qenë se VETING-u filloi dhe më shkruajnë mua se përse nuk keni arrestuar këtë dhe atë. Nuk jemi në vitin 1945, nuk e bëjmë drejtësinë me urdhër qeverie, aq më pak mund të bëhet kjo duke bërë kryeministri. Është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një shef mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte. Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës, me vendimin e sekretarit të shtetit me vlerësuar me çmimin e veçantë të nderit të SHBA një gjykatës shqiptar, që dihet se me kë është përplasur është domethënëse. Nëse sot themi a e kemi drejtësinë që duhet? Jo, nuk kemi. Por ai i kemi hedhur bazat? Po. A vazhdojmë të ndërtojmë me durim të madh sistemin e ri dhe drejtësinë e re, duke kuptuar se drejtësinë nuk e ndërton qeveria. Por qeveria, forca që qeveris, ka të drejtë të mbështesë ose votojë, sigurisht që po. Kush e mbështet drejtësinë? Kjo është e qartë, po ashtu siç është e qartë kush e pengon. Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe ndryshuar sistemet, brenda sistemit të madh të shtetit”, tha kryeministri.

Të këshilluara

Tabaku nxjerr videon e Veliajt: Vetëm gënjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një video të shpërndarë në “...

20:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI