Flash

Basti i fortë i Gazment Bardhit: Nëse për 6 muaj nuk denoncojmë PPP-të, po vjedhim vetë

Lapsi.al 25 February 2021
Basti i fortë i Gazment Bardhit: Nëse për 6 muaj nuk

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi vuri “një bast” të fortë politik në emisionin “Real Story” në “News 24”. Numri “2” i demokratëve tha se “nëse për 6 muaj, qeveria “Basha” nuk denoncon aferat korruptive të paraardhësve, do të thotë se është duke vjedhur”.

“Ne do kalojmë në skaner PPP-të në 30 vjet. Ky ligj-antimafia të zbatohet edhe për kontratat koncesionare. Qeveria Basha do denoncojë çdo aferë korruptive në Prokurori. Do t’i çojmë për 6 muaj, përkundër do të thotë që ne po vjedhim vetë.

Kam qenë vetëm 3 muaj ministër teknik, e më doli përpara afera e byzylykëve elektronikë dhe buxhetit iu kthyen 2.5 milionë euro me vendim gjykate. Unë isha në karrige për t’i shërbyer interesit publik.

Nëse nuk e japim këtë shembull për 6 muaj, i bie që po vjedhim vetë. Do të denoncojmë aferat e qeverisë më herët ose atë jemi duke bërë ne. Platforma antimafia përfshin kontratat e PPP-së që janë bërë në 30 vjet, e përsëris” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tabaku nxjerr videon e Veliajt: Vetëm gënjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një video të shpërndarë në “...

20:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI